Vdes ylli 16-vjeçar i filmit “Flash”, Logan Williams

Vdes ylli 16-vjeçar i filmit “Flash”, Logan Williams

Ylli i filmit “The Flash” Logan Williams ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare.

Nëna e tij Marlyse dha lajmin e trishtë dhe tha se ajo është “shkatërruar absolutisht” nga vdekja e tij, shkaku i së cilës ende nuk është raportuar.

Për shkak të masave distancuese sociale nga pandemia e koronavirusit, nëna e Logan po përballon humbjen e saj vetëm, pa askënd që ta ngushëllojë në krah.

“Nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm. Është e vështirë. Me talentin dhe pamjen e tij të mrekullueshme, Logan kishte mundësinë që të ishte një yll i madh”, u shpreh ajo.

Logan ishte vetëm 10 vjeç kur bëri debutimin e tij në filmin e vitit 2014 “The Color of Rain” – pasi fitoi rolin me audicionin e parë që kishte dhënë ndonjëherë në jetën e tij.

Aktori u shfaq në tetë episodet e “The Flash” deri në vitin 2015 në episodin e fundit “The Man Who Saved City Central”.