Kylie Jenner ndihmon financiarisht vëllanë e saj Rob Kardashian

Kylie Jenner ndihmon financiarisht vëllanë e saj Rob Kardashian

Pas falimentimit të Rob Kardashian, thuhet se tani po e ndihmon me para të gatshme motra e saj miliardere, Kylie Jenner.

Rob ka vite që është larguar nga shfaqja “Keeping Up With The Kardashians”, duke jetuar kështu larg kamerës dhe vëmendjes së publikut, shkruan Mirror. Tani derisa ‘faturat’ e tij kanë dalë jashtë kontrollit, i është dashur që sërish të kthehet te mora e saj 22 vjeçare, për disa para të nevojshme.

Një burim ka thënë për RadarOnline: “Ai është larguar aq shumë nga nëna e tij dhe Khloe ndër vite, kështu që është rënë dakord shumë dhe gjerësisht që është radha e Kylie që të ndihmojë Robin”.

E gjithë familja e famshme thuhet se do të bashkohet për të ndihmuar Robin financiarisht, por që nuk është vetëm nga mirësia e zemrave të tyre.

Po ashtu thuhet se familja e tij janë bashkuar për t’i ndihmuar të marrin kujdestarinë e djalit të tij nga ish e dashura, Blac Chyna.

Sipas raportimeve Rob dhe Chyna janë në një beteje ligjore lidhur se cilit do t’i takojë kujdestaria e vajzës së tyre trevjeçare, Dream.