Lampard e do Coutinhon me çdo kusht te Chelsea

Lampard e do Coutinhon me çdo kusht te Chelsea

Philippe Coutinho është shumë afër transferimit në Premier League. Braziliani do të rikthehet te Barcelona në verë pas përfundimit të huazimit te Bayern Munchen. Gjithsesi, klubi katalanas nuk e ka në plane dhe e ka nxjerrë në shitje 27-vjeçarin.

Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Tottenham janë në garë për shërbimet e fantazistit, por të parët ndodhen në avantazh. Frank Lampard do të humbasë shërbimet e dyshes Pedro-Willian dhe i ka kërkuar drejtuesve afrimin e Coutinhos.

“Blutë e Londrës” po negociojnë me agjentin e lojtarit dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar, edhe falë raporteve të mira që kanë me Joorabchian. The Sunraporton se klubi anglez do t’i paraqesë një ofertë prej 80 milion euro Barcelonës, shumë që katalanasit do e pranojnë me shumë mundesi, para tepër të nevojshme për të nisur sulmin ndaj dyshes Lautaro-Martinez-Neymar.