Pato këshillon Milanin: Besoni tek Ibra

Pato këshillon Milanin: Besoni tek Ibra

Lidhja mes Alexandre Patos dhe Milanit është nga ato që nuk këputen kurrë. 

Kur mbërriti në Milani në vitin 2008 u shenjtërua si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, para se një seri e gjatë dëmtimesh ta detyronin të largohej nga Italia pas 5 vitesh.

Sot, Pato është 30 vjeç dhe ka shumë më tepër përvojë. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport tregon si po e përjeton aventurën e re në atdhe te Sao Paolo.

“Sao Paolo po kthehet ajo skuadër që të gjithë e adminironin. Po luaj si “pykë” e parë, kam liri lëvizjeje dhe kam zjedhur numrin 7”

Tek Milani flitet prej vitesh për një lloj mallkimi të numrit 9…

Sepse është gjithmonë imazhi i Inzaghit brenda zonës, që shënonte në vazhdimësi. Por tani është më pak e vlefshme të flasësh për sulmues me karakterisika të tilla. Një sulmues i parë në futbollin modern bën shumë gjëra të tjera. Shihni Lukakun ose Lewandowskin. Edhe unë e nis ndeshjen si qendërsulmues, por më pas përfundoj në krah ose më i tëhequr.

Javët e fundit, Milani ka shkarkuar Bobanin, ndërsa pozicioni i Maldinit është lëkundur…

Klubi duhet ta lërë të punojë, ai e di se çfarë kanë në kokë futbollistët, e di çfarë përfaqëson ky klub dhe është në gjendje ta çojë sa më lart. Klubi duhet t’u besojë njerëzve të tillë dhe t’i lërë të qetë të punojnë. Kemi luajtur bashkë dhe e di çfarë mund t’i japë Milanit. Maldini më ka këshilluar gjithmonë. Një herë u përplasëm, por ai është i drejtpërdrejtë. Dëgjohemi shpesh, hera e fundit që kemi folur ishte para dy javësh.

Çfarë duhet të bëjë Milani me Zlatan Ibrahimovicin? Duhet të konfirmohet?

Sigurisht. Klubi duhet të bësojë tek ai, është shumë i çmuar për të ndihmuar të rinjtë dhe vrasës në zonë. Tërheq grupin dhe të bën të japësh maksimumin. Pastaj, është shumë i zgjuar, e mban mirë veten.

Cila është keqardhja më e madhe e përvojës me Milanin?

Një dëmtim i lehtë më pas u shndërrua në një problem shumë serioz. Humba besimin dhe u ndjeva pak vetëm, sepse me fajësuan për gjëra që nuk i kisha bërë.

A mendon se mund të luash sërish në Europë?

Do të më pëlqente. Do të luaj këtë sezon këtu, do të fitoj Libertadoresin dhe pastaj do të kthehem. Do të ishte bukur nëse do të luaja sërish për Milanin.