Bahtiri: I befasuar me një veprim të tillë që paska bërë presidenti Thaçi
BKT
Lajme

Bahtiri: I befasuar me një veprim të tillë që paska bërë presidenti Thaçi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se deklarim i tij për vëllavrajsen është nxjerrë nga konteksti.

Ai ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga presidenti Hashim Thaçi.

Bahtiri ka thënë pikat e renditura në Kallëzimin e tij Penal më shumë i ngjanin një fontane dëshirash, se sa një baze ligjore në të cilën mund të thirrej.

“Jam i befasuar me një veprim të tillë që paska bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal ndaj Dick Martit, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë”, ka thënë Bahtiri.

Ai thotë se pavarësisht kallëzimit penal nga Thaçi, ai po vazhdon angazhimin e tij të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19.

“Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën”, ka theksuar Bahtiri për Veriu.info.


MË SHUME NGA Lajme