Billie Eilish e lumtur me jetën melankolike
BKT
Magazina

Billie Eilish e lumtur me jetën melankolike

Këngëtarja s’do njeri afër vetes në karantinë.

Billie Eilish këngëtarja 18-vjeçare e cila u dekorua me më së shumti çmime të ‘Grammy’-s këtë vit po e pëlqen jetën në karantinë, shkruan Mirror.

Adoleshentët në këtë kohë janë duke folur mes vete në Skype, FaceTime, dhe në platforma të tjera digjitale, por një 18-vjeçare nuk sheh gjë më të kot se kjo.

Është fjala për Billien këngëtarja e shumë pëlqyer thotë se e do shoqërinë e saj por ndjehet më mirë kur është e vetmuar.

“Unë i dua miqtë e mi, nuk mund të pres që t’i shoh ata, më mungojnë shumë, por në të njëjtën kohë … jam mirë”.

“Unë ndjehem mirë kur jam e vetmuar, më pëlqen të jem e vetmuar”.

Megjithatë ajo nuk është krejtësisht e vetmuar, interpretuesja e kolonës zanore të ‘No time to di’ është në karantinë me dy qenët e saj të racës Pitbull.


MË SHUME NGA Magazina