09:29 / 07.04.2020
Kurti në Gjilan, pritet nga Haziri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shtabin emergjent të kësaj komune.
Kryeministri në detyrë mëngjesin e së martës ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur në takim nga kreu i komunës Lutfi Haziri.
Kurti në këtë vizitë është i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
Takimi po mbahet në Qendrën Operative Emergjente te kampusi i shkollave të mesme.
























