Kurti, Kosnett, ministra e deputetë urojnë Ditën e Romëve

Kurti, Kosnett, ministra e deputetë urojnë Ditën e Romëve

Sot është 8 prilli - Dita Botërore e Romëve dhe shënohet që nga viti 1971.

Mirëpo, për herë të parë në 49 vite, për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo do të shënohet pa ndonjë aktivitet në mbarë botën.

Por, aktivistë nga Sh.K.A."Durmish Asllano", kanë realizuar një videourim, duke përfshirë njerëz të rëndësisë institucionale.

Kryeministri Albin Kurti, ministra, deputetë, ambasadorë, artistë, aktorë, gazetarë dhe shumë aktivistë të tjerë të shoqërisë urojnë Ditën e Romëve.