Andrea Bocelli do të performojë ‘live’ nga katedralja e zbazët “Duomo”

Andrea Bocelli do të performojë ‘live’ nga katedralja e zbazët “Duomo”

Këngëtari i operës, Andrea Bocelli do të performojë nga katedralja e zbrazët Duomo, në Itali.

Si shumica e kishave edhe gjatë këtyre Pashkëv, katedralja historike Duomo në Milano të Italisë, do të jetë e mbyllur për publikun për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan CNN.

Por, mbi zbrazëtirën e së dielës, zëri i këngëtarit të famshëm të operës, Andrea Bocelli, do të jehojë nëpër katedrale gjatë koncertit të veçantë pa audiencë.

Koncerti, i titulluar “Bocelli: Music for Hope”, do të transmetohet në kanalin e Bocellit në YouTube orën 19:00. në Itali.

Tenori italian do të shoqërohet vetëm nga organizatori i katedrales, Emanuele Vianelli.

Ai ka planifikuar të performojë pjesë të shenjta si “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”, tha Universal Music Group në një njoftim.

Universal Music Group po punon me qytetin e Milanos, Veneranda Fabbrica del Duomo, Sugar Music dhe YouTube për koncertin virtual.

“Këtë vit, Pashkët do të jenë shumë ndryshe për të gjithë ne,” tha Giuseppe Sala, kryetari i bashkisë së Milanos, në një deklaratë.

“Qetësia e gëzueshme që zakonisht vjen me këtë ditë, përcjellet me shqetësim nga pandemia që ne po përjetojmë. Jam i sigurt që zëri i jashtëzakonshëm i Bocellit do të jetë përqafimi që na mungon këto ditë, një përqafim i fortë, special, i aftë për të ngrohur zemrën e Milanit, Italisë dhe botës “.

I ndarë nga koncerti i Pashkëve, fondacioni i muzikantit ka mbledhur më shumë se 140,000 dollarë për spitalet në vendlindjen e tij në Itali, i cili është goditur më shumë nga pandemia e koronavirusit.

Ai gjithashtu ka planifikuar të interpretojë në koncertin bamirës “Një botë: Së bashku në shtëpi” më 18 prill.

Bocelli tha pavarësisht besimit të njerëzve, ai shpreson që koncerti i së dielës do të sjellë së bashku “miliona duar të kapura kudo në botë”.