Ish-çifti i famshëm i aktorëve karantinohet në të njëjtën shtëpi

Ish-çifti i famshëm i aktorëve karantinohet në të njëjtën shtëpi

Në dy dekadat e fundit që kur martesa e tyre 13-vjeçare mori fund, ata kanë punuar shumë për të ndërtuar një miqësi të fortë mes tyre.

Dhe madje edhe në karantinë, Bruce Willis dhe Demi Moore po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u organizuar më fëmijët e tyre të rritur dhe partnerët respektivë në party me pizhama.

Nuk dihet nëse Bruce po jeton me familjen apo po i vizitonte ata, por në fotot e fundit duket sikur ai është pjesë e shtëpisë tashmë i veshur njësoj me të gjithë.

Në një foto të postuar në faqen në Instagram të vajzës Tallulah, 26 vjeç, Bruce dhe ish-gruaja Demi qëndrojnë së bashku, me krahët e hedhur rreth njëri-tjetrit.

Image

Vajza Scout, 28 vjeç, qëndron pas tyre me një këmbë të ngritur në ajër dhe duke qeshur, ndërsa në krah të saj është i dashuri i Tallulah, Dillon Buss, i cili mban qenin në krahë.

Gruaja e Bruce, Ema nuk dukej gjëkundi por nuk e la t’i kalonte kjo foto pa një koment:

“Jo shumë personave mund t’ju shkojë kjo ngjyrë! Dukeni bukur skuadra”.

Demi dhe Bruce ishin martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000 dhe kanë tre vajza.

Ndërsa Bruce dhe Emma kanë dy fëmijë së bashku, Mabel dhe Evelyn.

Image

 


MË SHUME NGA Magazina