Rita Ora regjistrohet si vullnetare e Shërbimit Shëndetësor britanik

Rita Ora regjistrohet si vullnetare e Shërbimit Shëndetësor britanik

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe nxorri disa ditë më parë thirrjen se kishte nevojë për mbi 250 mijë vullnetarë për të përballuar pandeminë e krijuar nga koronavirusi dhe menjëherë mijëra persona u regjistruan për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi.

Mes personave që iu përgjigj thirrjes për ndihmë nga autoritetet shëndetësore ishte dhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora.

Gjatë një interviste, Rita bëri me dije se së bashku me të motrën është regjistruar si një vullnetare e NHS, ndërsa nëna e saj është rikthyer në punën e saj si psikiatre.

Ylli me origjinë shqiptare e quan nënën e saj Vera Sahatçiu një heroinë, që u kthye në punën e saj të mëparshme për të ndihmuar personat që përballen me probleme të shëndetit mendor në këto kohë të vështira.

‘Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, por në këto kohë pandemie ajo është kthyer në një super hero në sytë e mi”, shprehet Rita Ora në Hello.

29-vjeçarja shpjegon se së bashku me të motrën që janë regjistruar si vullnetare do të dërgojnë mjete mjekësore, do të marrin receta dhe do të kontrollojnë të moshuarit që kanë nevojë për të përballuar pandeminë.

Ndërsa Vera tregon se në këto kohë sfiduese asnjë gjë nuk do ta ndalojë në detyrën e saj, vetëm nëse është e sëmurë, të vazhdojë.