Rama: Kemi rënie graduale të të shtrirëve në mjediset spitalore me COVID-19
BKT
Shqipëri

Rama: Kemi rënie graduale të të shtrirëve në mjediset spitalore me COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka rënie graduale të të shtrirëve në mjediset spitalore nga COVID-19.

Ai ka njoftuar se falë masave të shpejta e të forta ka ardhur deri te kjo rënie.

Shkrimi i plotë i Ramës

SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID-19

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike 


MË SHUME NGA Shqipëri