14:02 / 08.04.2020
Manastirliu: Shërohen 4 infermierë dhe një mjeke nga COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 27 mjekë dhe infermierë të personelit shëndetësor.























