Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për të dytën herë radhazi

Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për të dytën herë radhazi

Forbes publikoi të mërkurën listën vjetore të miliarderëve në botë dhe mogulja e bukurisë Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re në planet në moshën 22-vjeçare.

Në vitin 2019, Kylie mposhti krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg, si miliarderja më e re në botë në moshën 21-vjeçare, ndërsa ai ishte vetëm 23-vjeç kur bëri miliardët e tij, 11 vjet më parë në 2008.

Forbes i është drejtuar polemikave që rrethojnë titullin ‘self-made’ pasi vitin e kaluar, njerëzit ishin në krah që Kylie vinte nga një prejardhje tashmë e privilegjuar.

“Po, e bërë vetë (megjithëse shumë ndihmë nga familja e saj e famshme, ajo nuk e trashëgoi biznesin e saj – ajo e ndërtoi atë)”, kishin thënë ata.

Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për vitin e dytë më radhë

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.

Pastaj në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj ‘Kylie Cosmetics’ në markën e bukurisë ‘Coty Inc.’ për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliard dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49 përqind të aksioneve.

Jenner është një prej vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash.

Kylie Jenner (Foto: Getty Images/Guliver)

Jenner, e cila është më e reja dhe më e pasura e familjes Kardashian-Jenner, filloi linjën e ‘make up-it’ në 2015 duke shitur 29 dollarë një paletë buzëkuqësh.

Vetë Kylie iu përgjigj pretendimeve që ajo nuk e meritonte titullin ‘self-made’ kur iu dha vlerësimi vitin e kaluar.

Si përgjigje, Jenner pranoi se ajo do të kishte “shumë ndihmë” në rrugën e saj, por mohoi të trashëgonte ndonjë para që kontribuonte në pasurinë e saj kozmetike.