Mjeku shqiptar tregon betejën në spitalet amerikane: Jam i lodhur ...
BKT
Shqipëri

Mjeku shqiptar tregon betejën në spitalet amerikane: Jam i lodhur ...

Numri i viktimave në SHBA ka shkuar në më shumë se 12 mijë duke shënuar numrin më të madh të viktimave në një ditë, mbi 1 200. Ndërkohë sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve po I afrohet 400 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se këto dy javë janë më të vështirat.

Por atë çfarë po ndodh në spitalet amerikane e tregoi mjeku shqiptaro-amerikan, Fillor Çaushaj në një bisedë në studion e Ora Neës me gazetaren Matilda Mcini.

“ Këtu është një krizë e jashtëzakonshme.Conecticut, Neë York dhe Neë Jersi kanë fatalitetet më të mëdha dhe sistemi mjekësor është stresuar shumë dhe kemi prediksionin se kjo javë do të jetë një javë e krizës për ne dhe të tërë po presim me lot në sy si do mbyllet kjo javë.

Fatkeqesisht kanë ardhur aq shumë të sëmurë, sa është  kapërcyer kapaciteti i spitaleve. Po  kam parë furgonë për të vdekur një gjë që nuk kam besuar kurrë që do të ndodhte në SHBA, por shyqyr zotit nuk ka ndodhur në spitalin tone.

Nga ata që futen në ventilator, fatkeqësisht një përqindje e madhe po na vdesin në dorët tona dhe nuk kemi ndonjë gjë për të bërë. Nuk kemi ilaç, nuk kemi mjekësi  që ti japim ti shpëtojmë vetëm ti mbështesim dhe t’i lutemi Zotit ti shpëtojë”

Mjeku pranon se ka frikë por kjo nuk e ndalon të bëjë detyrën e tij si mjek për kombin e popullin e vet.

Fillor Çaushaj: Babai im luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk kishte frikë. Ai ishte burrë më i fortë se unë dhe shqiptar më i fortë se unë. Unë jam doktor, kam frikë, por është detyra ime si human ti ndihmoj këta njerëz dhe unë nuk e lë këtë detyrë. Unë edhe me frikë futëm, por vishem, bëj ato që duhet të bëjë, izoloj veten, jetoj i vetëm, por frika nuk më ndalon të bëj detyrën time për popullin tim që po vuan. 

Mjeku thotë se ka derdhur edhe lot për kolegët dhe miqtë e tij që e kanë humbur luftën me këtë sëmundje.

Fillor Çaushaj: Dy ditë më parë erdha në shtëpi dhe mora lajmin që një nga shokët e mi që ishim specializantë bashkë kishte vdekur nga kjo sëmundje. Brenda 5 ditëve e kapi dhe vdiq. Të them të vërtetën qava gjithë natën, duke menduar atë shokun tim që tërë jetën e tij e kishte bërë detyrën për njerëzit e sëmurë, ishte një kirurg për fëmijë. Janë shumë doktorë dhe infermierë që po sëmurën dhe më dhemb shpirti për ta, por është detyra jonë për të vazhduar këtë luftë për të shpëtuar popullin tonë. Jam i lodhur, i shqetësuar, po vazhdoj luftën./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri