Rama sqaron: Në banka mund të shkoni edhe me ID të skaduara
BKT
Shqipëri

Rama sqaron: Në banka mund të shkoni edhe me ID të skaduara

Kryeministri Rama ka sqaruar përmes Facebook se të gjithë atyre që u ka skaduar kartat ID, mjaftojnë që të printojnë një certifikatë nga e-albania, për ta përdorur në banka. 

Rama ka postuar vendimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka theksohet se bankat e nivelit të dytë duhet tu japin shërbimi qytetarëve edhe në rastin e skadimit të letërnjoftimeve.

"U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/ aman derman lexojeni", shkruan Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri