Soreca: BE mbështetja financiare për komunitetin Rom
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha sot në Ditën Ndërkombëtare e Romëve, se BE do vazhdojë ta mbështesë romët në Shqipëri.
Ambasadori Soreca shprehet se “në këtë periudhë të vështirë, ne duhet të veprojmë së bashku për të siguruar që komuniteti Rom të ketë qasje të barabartë në shërbimet themelore. Në Shqipëri, mbështetja financiare për komunitetin Rom ka qenë më shumë se 10 milion euro që nga viti 2007 dhe do të rritet në të ardhmen e afërt”.
“Për t’i ndihmuar ata të përballen me COVID-19, 418 pako ndihmash u janë shpërndarë familjeve rome në 7 qytete të ndryshme shqiptare nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, ROMACTED. BE do të vazhdojë të mbështesë romët dhe komunitetet e tjera vulnerabël në Shqipëri. Ne qëndrojmë të bashkuar për të përballuar së bashku vështirësitë e COVID-19,” tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.























