Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Suedia do të jetë Rafet Nura, internist dhe mjek familjar, i cili do të flasë për pandeminë COVID-19 në Suedi.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Gjermania do të jetë Remzi Rashica, Remos-Restaurantet, i cili do të na njoftojë për sfidat e biznesit në kohë pandemie.
Nga Ferizaj do të njoftohemi se si po kalohet situata me COVID-19.
Ndërsa Armend Gashi, stilist i flokëve “Vogue”, do të flasë për parukeritë e mbyllura, prerja e flokëve është kthyer në shqetësim dhe këshilla se si të presim flokët në kushte shtëpie.
Po ashtu lidhje të drejtpërdrejtë nga Lion, Francë do të paraqitet Armand Hasanpapaj, shef kuzhine, i cili do të flasë pë ushqime të ndryshme, "#RRI N'SHPI", shijo ushqime të shëndetshme.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























