Prezantuesja e famshme kritikohet ashpër, krahasoi karantinën me burgun

Prezantuesja e famshme kritikohet ashpër, krahasoi karantinën me burgun

Prezantuesja ka pranuar kritika të ashpra.

Prezantuesja e famshme, Ellen DeGeneres ka pranuar kritika të ashpra, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin se e ka krahasuar karantinën me burgun.

Ajo nisi edicionin në shtëpi të emisionit të saj këtë javë nga dhoma e saj e ndejës, ku ka telefonuar emra të ndryshëm me famë në lidhje direkte.

Ndërsa përvojën brenda shtëpisë po e krahasonte me burg.

“Kjo është sikur të jesh në burg, është çka është … kryesisht sepse kam veshur të njëjtat rroba për dhjetë ditë dhe të gjithë këtu janë homoseksualë”, u shpreh Ellen.

“Peticioni për ta ngjitur në një burg aktual pasi të hiqet karantina. Vetëm për një muaj apo më shumë, kështu që ndoshta ajo mund të mësojë diçka”, ishte një nga komentet.

“Ellen është një prej personazheve më të tmerrshme në televizion”, “Ellen karantina jote në vilë dhe e veshur me rroba dizajnerësh nuk është aspak si burgu”, thanë disa të tjerë.