16:58 / 08.04.2020
Arsenali heq dorë nga Boateng
Arsenali nuk është i interesuar të blejë Jerome Boateng nga Bayern Munich.
Klubi londinez kohëve të fundit ishte i lidhur me transeferimin e mbrojtësit të ‘bavarezëve’, por duket se ‘topçinjtë’ tashmë kanë hequr dorë nga Boateng.
Sipas mediave angleze, trajneri i Arsenalit, Arteta është duke i monitoruar treshen Jonathan Tah, Dayot Upamecano dhe Evan Ndicka.
Ndryshe, Boateng duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga “Alianz Arena” për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
Ai është duke i monitoruar nga disa skuadra evropiane.























