Grenell nuk e komenton emërimin e Lajçakut si emisar i BE-së për dialogun
BKT
Lajme

Grenell nuk e komenton emërimin e Lajçakut si emisar i BE-së për dialogun

Zyra e të dërguart të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell nuk ka dashur që ta komentojë emërimin e Miroslav Lajcak si të dërguar special të Bashkimit Evropian për dialogun.

Zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, ka thënë për lajmi.net se Grenell nuk jep koment për këtë çështje.

“Faleminderit për interesimin tuaj, por pyetjet që i keni bërë ju i përshtaten më shumë vetë zotëri Lajcak. Ambasadori Grenell nuk jep koment për këtë”, ka thënë Custin


MË SHUME NGA Lajme