Barça i vihet pas Willianit
BKT
Sport

Barça i vihet pas Willianit

Gjiganti katalunas e ka rikthyer interesimin për mesfushorin ofanziv brazilian, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës.

Braziliani Willian pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen.

Mesfushori ofanziv është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me “Blues” dhe palët mund të ndahen pas pak muajsh.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka rikthyer interesimin për përfaqësuesin brazilian.

Tash, kampioni aktual spanjoll e ka mundësinë ta transferojë Willianin pa para, duke e pasur parasysh se ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Tottenhami dhe Juventusi. Willian do ta pëlqente një transferim në Camp Nou.

Por, ai do të qëndronte edhe në Chelsea, nëse i ofrohet një kontratë me afatgjate.