Barcelona insiston për kapitenin e Milanit
BKT
Sport

Barcelona insiston për kapitenin e Milanit

Gjiganti spanjoll, Barcelona duket se është i vendosur që të transferoj kapitenin e Milanit, Romagnolin.

“Don Balon” shkruan se ‘blaugranat’ duan që gjatë kësaj verë, ta sjellin në ‘Camp Nou’ Romagnolin.

Skuadra katalonase është duke përgatitur ofertën për kapitenin e ‘rossonerëve’, madje, Barcelona në ofertën e tyre do të përfshijë edhe mbrojtësin Samuel Umtitin.

Mbrojtësi francez më gjasë gjatë kësaj verë, do ta mbyll aventurën tek kampionët e Spanjës. Ndryshe, kartoni i Romagnolin thuhet se kap shifrën 50 milionë euro.