Sevilla ulë pagat e lojtarëve për 70 për qind
Sevilla është skuadra e radhës që ka arritur pajtim me lojtarët për uljen e pagave.
Kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka sjellë krizë të madhe në botën e sportit.
Shumë klube janë detyruar të ulin pagat e lojtarëve, përfshirë edhe Barcelonën.
Sevilla, pesë herë kampione e Ligës së Evropës, ka njoftuar të mërkurën se do të ulën pagat e lojtarëve për 70 për qind.
“Shkaku i situatës me të cilën po përballet shoqëria spanjolle, Sevilla është e detyruar të marra masa të padëshiruara por të domosdoshme për të përballuar një nga momentet më të vështira në historinë e saj 130 vjeçare”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle, përcjell lajmi.net.
“Situata që nuk është parë kurrë më parë, kërkon përpjekje, sakrificë dhe kompromis të të gjithë anëtarëve të klubit”.
Tutje thuhet se pagat e lojtarëve janë ulur për 70 për qind.























