Veseli: Kurti bëri marrëveshje me spanjollin Borell për largimin e taksës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar largimi i taksës nga Qeveria në detyrë Kurti ka ndodhur me marrëveshje më Josep Borell.
Veseli po thotë se taksa është hequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një marrëveshje me përfaqësuesin e BE’së, Josep Borell.
Ai po thotë se Kurti dhe Borell kanë marrëveshje që taksa të vendoset kështu dhe të vendoset një reciprocitet si formalitet.
“Kryeministri aktual ka pasur marrëveshje me spanjollin Borell për largimin e taksës dhe do të zëvendësohet në formalitet sikurse reciprocitet, më tregoni cili është reciprocitet tani, nuk ka është vendosur formalisht, kjo që ndodhi deri tani ka qenë marrëveshja dhe është përshëndetur nga BE”, tha Veseli.
Veseli po ashtu tregoi se Kurti u rrëzua për shkak se dëmtoi seriozisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.























