21:36 / 08.04.2020
Ndërron jetë nga koronavirusi 66 vjeçarja nga Malisheva
Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka vdekur një paciente 66-vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19.
E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19.























