Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
BKT
Shqipëri

Sërish tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar në Korçë.

Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orësh që godet rajonin e Korçës, pas atij të regjistruar mëngjesin e djeshëm, i cili kishte magnitudë 3.8.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm u regjistrua 7 km nga Korça dhe 5 km nga Maliqi, në thellësi 2 km.

Nuk raportohen dëme në banesa apo të lënduar.

Të dy lëkundjet kanë pasur të njëjtën epiqendër, madje në të njëjtën orë, 06:30, me të njëjtën thellësi, por tërmeti i mëngjesit të sotëm ka pasur një magnitudë më të vogël.


MË SHUME NGA Shqipëri