Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës, Kim falënderon Veliajn

Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës, Kim falënderon Veliajn

Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës ëhstë shprehje e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Yuri Kim falënderoi sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të gjithë miqtë shqiptarë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj popullit amerikan.

“Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës në! Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne”, është shprehur Kim.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë!”, ka theksuar ambasadorja amerikane.

“Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 – ne do të jemi edhe më të fortë”, ka shtuar  ambasadorja Yuri Kim. /ATSh