Gjirokastra i bën rezistencë koronavirusit! Asnjë rast pozitiv me Covid-19

Gjirokastra i bën rezistencë koronavirusit! Asnjë rast pozitiv me Covid-19

14 tamponë të marrë dje dhe pardje në Gjirokastër kanë rezultuar negativë.

Kështu deri më tani, në Gjirokastër nuk kemi asnjë rast me Covid-19.

Ndërkohë, ju kujtojmë se në karantinë të detyruar janë rreth 80 persona të mbërritur gjatë ditëve të fundit nga Greqia, Italia dhe Franca.

Shërbimi Epidemiologjik ju ka bërë thirrje sot qytetarëve të qarkut që kanë vizituar qarqe të tjera të hyjnë në karantinë sepse ndaj tyre do të ketë ndëshkime të njëjta me ata që duhet të respektojnë karantinën pasi kanë ardhur nga vende të tjera.