Haaland thyen heshtjen, flet për të ardhmen
BKT
Sport

Haaland thyen heshtjen, flet për të ardhmen

Erling Haaland ka qenë emri më i lakuar këtë sezon, madje edhe me sportin më të famshëm në botë që është bllokuar.

Sulmuesi norvegjez ka qenë zbulimi i shkëlqyeshëm i vitit 2019/20 dhe, megjithë kalimin nga Red Bull Salzburg për Borussia Dortmund në janar, asgjë nuk ka ndryshuar.

Para se COVID-19 të ndalonte futbollin, Haaland ishte duke u përgatitur për një transferim tjetër në verë, por ai vetë kurrë nuk kishte folur për idenë e një ndryshimi tjetër, përcjell lajmi.net.

Pas lëvizjes së tij në janar, 19-vjeçari tani mund të vazhdojë të rritet në Gjermani.

“Koha është gjithçka”, i tha Haaland Eurosport në Norvegji.

“Ju duhet të keni të qartë se sa i mirë jeni dhe sa i mirë është klubi, si dhe për njerëzit atje, si do të kujdesen për ju dhe si do t’ju ndihmojnë të evoluoni”.