17:15 / 09.04.2020
Bayern Munich pret uljen e çmimit për Sane
Bayern Munich insiston ta blejë mesfushorin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Sane ka kohë që është i lidhur me transferimin në “Alianz Arena”, por sipas Manchester Evening News, ‘bavarezët’ po presin uljen e çmimit të lojtarit. Sane është prioritet i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Bayern Munich prej kohësh ka nisur kontaktet me reprezentuesin gjerman, të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.























