19:10 / 09.04.2020
Ylli i Leverkusenit pëlqen kalimin tek Bayern Munich
Mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz shpreson të transferohet tek Bayern Munich gjatë kësaj verë, raporton Sky Sports.
Ylli i Leverkusenit, po tregon formë të lartë këtë sezon të garave, duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Siç raportohet, 20-vjeçari edhe pse kërkohet nga klube të mëdha jashtë Gjermanisë, megjithatë, Havertz preferon qëndrimin në Bundesligën gjermane, raporton Scanner.
Lojtari thuhet se pëlqen kalimin tek Bayern Munich, madje, qysh në këtë verë, Havertz synon kalimin tek gjiganti gjerman.























