Nurellari: Arben Vitia duhet të ftohet nga Prokuroria

Nurellari: Arben Vitia duhet të ftohet nga Prokuroria

Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të ftohet nga Prokuroria, sepse sipas tij, ka bërë deklarim zyrtar të rrejshëm. 

Nurellari në një postim në Facebook është shprehur se sot është demaskuar mashtrimi i Qeverisë. 

Postimi i plotë:

DEMASKOHET MASHTRIMI I QEVERISE PER KARANTINIMIN E DY KOMUNAVE TE VERIUT

Para pak ditësh përmenda katër gënjeshtrat e videos së kryeministrit të shkarkuar Kurti. Në vazhdim të atij postimi po tregoj një ndër provat kryesore për të cilat ministri Vitia normalisht duhej të përndiqej nga prokoria sepse ka bërë deklaratë zyrtare të rrejshme.

Në datën 3 prill strukturat paralele serbe vendosin dy komunat kosovare me shumicë serbe, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanit, në karantinë

https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipali…/…

Në mesditë të datës 4 prill, PDK-ja e denoncon këtë fakt në konferencë shtypi

https://www.gazetaexpress.com/veseli-qeveria-ne-ikje-po-e-…/

Në pasditen e 4 prillit ministri i shëndetësisë mashtron duke u përpjekur për ta maskuar vendimin e strukturave të Beogradit duke thënë se karantinimin e dy komunave e ka bërë Prishtina

https://www.evropaelire.org/a/30530510.html

Në 5 prill, kryeministri i shkarkuar Kurti deklaron se është Ministria e Shendetësisë ajo që e ka shpallur karantinën në dy komunat të banuara me qytetarë serbë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveqan.

https://ballkani.info/kurti-msh-ja-ka-shpallur-karantinen-…/

VENDIMI MBAN DATEN 9 PRILL pra Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim mashtrues për karantinimin e dy komunave të veriut në datën 9 prill për të maskuar pafuqinë për të kundërshtuar vendimin e strukturave serbe të marrë në datën 3 prillImage may contain: textImage may contain: text


MË SHUME NGA Aktuale