Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme për miratimin e pakos financiare emergjente.

Por në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat, kjo për shkak të virusit COVID-19.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë prezencë të mediave në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit (shih rendin e ditës në kalendar, në uebfaqe). Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.


MË SHUME NGA Aktuale