Sejdiu: Nuk ka shumë shqiptarë të prekur me Koronavirus në SHBA

Sejdiu: Nuk ka shumë shqiptarë të prekur me Koronavirus në SHBA

Mentor Sejdiu, internist në New York të SHBA-së ka thënë se gjendja aktualisht atje është duke u përmirësuar në krahasim me ditët e mëparshme.

Ai duke folur për Klan Kosova ka theksuar se numri i shqiptarëve të prekur me këtë virus është i vogël.

“Shqiptarët janë më pak të prekur, ka disa raste janë mosha të shtyra që janë më të vjetër se 70 vjet dhe ka disa raste në të 50-at që kanë pasur komplikime si diabeti. Janë disa raste nuk ka shumë”.

Ai ka thënë se është ende herët që të flitet për zbulimin e vaksinës kundër këtij virusi.

Sejdiu ka bërë thirrje që të respektohen masat e marra nga Qeveria, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm që bashkë me shumë doktorë shqiptarë atje të japë kontribut në Kosovë nëse kjo i kërkohet.