Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje direkte nga Gjermania do të jetë Ali Hajdari, internist , kardiolog i cili do të flasë rreth pandemis COVID-19.

Po ashtu drejtëpërdrejtë do të jetë Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, na tregon për masat kundër COVID-19 në Qendra Mjekësore Familjare.

Ndërsa për COVID-19 në Gjermani, do flasë Bahri Cani,Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni.

Për mobilizimin dhe menaxhimin e pandemisë në Kaqanik, do të flasë Besim Ilazi , kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Mbështetja e sektorit privat pas përhapjes së COVID-19, Gjunjëzon turizmin COVID-19. I ftuar do të jetë edhe Ruzhdi Kurtishaj , Kryesues i Kuvendit të OEK-ut kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor.

UP-ja lanson faqen 'Psikoedukuese për Shëndetin Mendor gjatë COVID-19' për më shumë fletë e ftuara Aliriza Arënliu, Profesor, Departamenti i Psikologjisë.

Gjatë emisionit po ashtu do të flitet për COVID -19 dhe ekonominë globale.


Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.