Nga shtëpia, JLo dhe Alex iu drejtohen me një thirrje qytetarëve
JLo dhe partneri i saj, Alex Rodriguez po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.
Këngëtarja dhe partneri i saj, me anë të një videoje thonë se kjo është mënyra më e mirë për ta evituar infektimin nga pandemia.
“Përshëndetje të gjithëve Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 është të qëndroni në shtëpi. @Arod dhe unë po qëndrojmë në shtëpi për ata që janë në vijë të frontit- mjekët, infermierët dhe teknikët që po punojnë kaq shumë për t’i mbajtur të gjithë të sigurt. Faleminderit @NYGovCuomo që na etiketuat. Ne nominojmë @jimmyfallon të na tregojë për kë po qëndron në shtëpi”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, ditë më parë, JLo tha se për shkak të koronavirusit ajo dhe Alex Rodriguez nuk kanë mundur të caktojnë datën e martesës.
Ylli i “Hustlers” pranoi se ata nuk kanë caktuar një datë për kurorëzimin, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Jennifer tek Ellen DeGeneres tha “Në ndonjë ditë tani? Në fakt, ajo ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datës ose ndonjë gjëje të tillë”.
Këngëtarja ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe, ajo dhe Alex po kujdesen për mësimet e fëmijëve. /Lajmi.net/























