08:59 / 10.04.2020
Selena Gomez publikon tri këngë të albumit “Rare”
Selena Gomez solli në versionin audio tri këngë të reja.
Selena Gomez ka publikuar në kanalin e saj në YouTube tri këngë të albumit “Rare”.
“Boyfriend”, “She” dhe “Souvenir”, janë tri projektet e Selenës, që i publikoi fillimisht vetëm në versionin audio.
Ajo ka bërë të ditur se kënga me titull “Boyfriend” nesër do të vije e shoqëruar edhe me videoklipin.
Më poshtë janë tri projektet e Selenës nga albumi i saj “Rare”, album i cili do të ndihmojë edhe në mbledhjen e fondeve në luftën ndaj COVID-19.























