Babai i Rihannës, Roland Fenty del pozitiv me coronavirus

Babai i Rihannës, Roland Fenty del pozitiv me coronavirus

Babai i Rihannës, Ronald Fenty mendoi se ‘do të vdiste’ ndërsa luftonte me coronavirusin.

66-vjeçari zbuloi se ai ishte testuar pozitiv për infeksionin vdekjeprurës në një intervistë të re, shkruan DailyMail.

“Vajza ime Robyn po më kontrollonte çdo ditë”, i tha ai mediumit The Sun, duke iu referuar yllit të popit me emrin e saj të lindjes.

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë”, shtoi ai.

Ronald tha që Rihanna bëri gjithçka mund për ta ndihmuar atë, nga shtëpia e saj në Sh.B.A.

Ai shpjegoi: “Më duhet të them që unë e dua shumë Robyn (Rihannën). Ajo bëri shumë për mua. Vlerësoj gjithçka që ajo ka bërë”.

Ylli i muzikës pop, 32-vjeçe madje bleu një ventilator dhe ia dërgoi atë babait në Barbados, por ai tha që ai nuk kishte nevojë për ta përdorur atë.

Ai tha për sëmundjen e tij: “M’u ngrit një ethe brenda hundës. Pata ethe nëpër buzë. Kisha shumë ethe”.

“Kisha frikë nga më e keqja. Mendova se do të vdisja, sinqerisht”, tha babai i këngëtares me famë botërore.

Ronald kaloi 14 ditë brenda Qendrës së Izolimit Paragon në ishull.

Megjithë përpjekjet e Rihannës për të ndihmuar babanë e saj, të dy jo gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie të lehtë.

Ronald ka luftuar me varësinë e tij nga kokaina në të kaluarën dhe ka qenë për shumë kohë i varur nga pija.

Ronald u divorcua nga nëna e Rihannës, Monica kur këngëtarja ishte një adoleshente e re. Njëherë Rihanna i tha prezantueses televizive Oprah Winfreyt në një intervistë se si një fëmijë ajo ishte dëshmitare e babait të saj për abuzimin fizik që ai ia bënte nënës së saj, madje kujtonte që një herë i kishte thyer hundën.

Pastaj në vitin 2008 Ronald u dërgua në shtëpi nga turneu i këngëtares në Amerikën e Veriut pas sjelljes së tij jo të mirë si i dehur në autobusin e saj.

Ronald ka thënë që Rihanna më pas nuk foli me të për dy vjet para se të pajtoheshin.

Në vitin 2013, këngëtarja e vuri në heshtje Ronaldin përmes një programi rehabilitimi në Malibu i cili kushtoi rreth 58,000 dollarë, për ta shpëtuar atë nga burgu pasi u arrestua gjatë një vizite në Kaliforni.

Por në vitin 2014 Ronald e turpëroi vajzën e tij duke u dehur dhe duke rënë mbi tapetin e kuq të Diamond Ball.

Ai u largua nga Kalifornia pa e parë vajzën e tij në atë udhëtim, megjithëse të dy më vonë u pajtuan edhe një herë. Ata u panë publikisht së bashku në nëntor të vitit 2018, kur festuan ditëlindjen e 90-të të gjyshit të Rihannës, Lionel Braithwaite, në një klub nate të Bridgetown në Barbados.

Dhe, përkundër problemeve të mëvonshme juridike – Rihanna duhej të padiste babanë e saj për ta ndaluar atë të përfitonte nga emri i saj – ajo madje bleu shtëpinë e madhe në të cilën ai tani jeton.

Rihanna (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Rihanna njoftoi javën e kaluar se ajo dhe Jay-Z dhuruan secili nga një milion dollarë për të ndihmuar në mbështetjen e punëtorëve të padokumentuar, të burgosurit, të moshuarit dhe të pastrehët, dhe fëmijët e punonjësve shëndetësorë dhe në Los Angeles dhe New York.

Njoftimi i saj erdhi vetëm disa ditë pasi ajo u zotua të japë pesë milion dollarë për kauza të ndryshme përmes fondacionit të saj “Clara Lionel”.