Emina përmallohet për prindërit, emocionon të gjithë me postimin e fundit

Emina përmallohet për prindërit, emocionon të gjithë me postimin e fundit

Emina Çunmulaj thotë se do dëshironte të ishte në Malësi tani.

Emina Çunmulaj jeton në Amerikë bashkë me bashkëshortin e saj Sam Nazarian dhe dy vajzat, shkruan lajmi.net.

Modelja kohë pas kohe viziton familjen në Malësi, ku kalon kohë të mrekullueshme sa herë që kthehet në vendlindje.

Së fundi, ajo ka publikuar një pjatë me ushqim, ndërsa preku zemrat e të gjithëve më mbishkrimin që ia la fotos.

“E vetmja gjë që mund të bënte mëngjesin tim më të mirë është nëse do isha në verandën e shtëpisë së prindërve të mi në Malësi, duke ngrënë me ta”, ka shkruar Emina.

Për ndryshe, Emina së fundi ka bërë thirrje që të ndihmohen komunitetet në nevojë në Malësi dhe të gjitha trojet shqiptare, gjatë periudhës së pandemisë.