Liam Payne tregon se për shkak të Covid-19, nuk e ka parë djalin e tij

Liam Payne tregon se për shkak të Covid-19, nuk e ka parë djalin e tij

Liam Payne ka zbuluar se ai nuk e ka parë djalin e tij tre vjecar, Bear, gjatë karantinimit.

Bear jeton me ish-të dashurën e Liam, Cheryl Tweedy, dhe Liam nuk mund ta shihte atë, si masë për parandalimin e Covid-19.

Duke folur për The Sun, Liam tha: “Unë dhe Cheryl patëm një bisedë për vizitë, por është e vështirë”.

Më tutje ai tregoi se po flasin përmes Facetime, dhe nganjëherë djali nuk flet, dhe kjo gjë është e vështirë.

Liam gjithashtu zbuloi se për shkak të bllokimit, ka humbur ditëlindjen e tretë të djalt të tij.

Por, Cheryl ka zbuluar se ditëlindja e tij nuk u festua për shkak të koronavirusit