12:55 / 10.04.2020
Karantina nuk po shkon si duhet, aktorja e njohur shpërthen në të bërtitura
Aktorja e njohur australiane, Naomi Watts duket se po has vështirësi të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo së fundmi ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një video, e cila tregon mjaft qartë ankthin, mërzitjen dhe dëshpërimin e saj.
Aktorja tregon se fshesa e saj me korrent, printeri dhe pjatalarësja u prishën të gjitha në të njëjtën ditë.
Nëna e tre fëmijëve shihet në kulmin e zemërimit dhe bashkëngjitur videos me slowmotion shkruan: Dita e Karantinës # 756. Kur printeri juaj, fshesë elektrike dhe pjatalarësja, të gjitha prishen në të njëjtën ditë.























