Nagavci: Propozimi i PDK-së s’është obligativ për qeverinë

Nagavci: Propozimi i PDK-së s’është obligativ për qeverinë

Lëvizja Vetëvendosje mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 14 prill për shqyrtimin e propozimit të PDK-së për pakon emergjente e ka cilësuar si obstruksione që po i bëhen qeverisë në detyrë nga partitë parlamentare, përfshirë ish partnerin e koalicionit qeverisës LDK-në.

(E plotësuar) Nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së kryesisë tha se haptazi po shihet bashkëpunimi i LDK-së me partitë e PAN-it.

Derisa theksoi se propozimi i PDK për pakon emergjente është një projekt rezolutë, që sipas saj s’është obligative për qeverinë.