Rita e frikësuar për nënën e saj, pasi po ndihmon në luftën kundër Covid-19

Rita e frikësuar për nënën e saj, pasi po ndihmon në luftën kundër Covid-19

Rita Ora ka pranuar se është frikësuar për nënën e saj pasi ajo iu bashkua Shërbimit Kombëtar Shëndetësor për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Këngëtarja dhe nëna e saj Vera Sahatçiu iu bashkuan sot Eamonn Holmes dhe Ruth Langsford në This Morning përmes videos për të folur për shëndetin mendor.

Rita tregoi se ajo është ndjerë nervoze për nënën e saj, por megjithatë mendon se ajo e frymëzoi të bëhej vullnetare.

Më tutje ajo shtoi se nuk ka një gradë mjekësore, por mendon se është dicka heroike, jo vetëm nga këndvështrimi i nënës së saj, por vetëm duke parë mjekët në përgjithësi, që po punojnë për të parandaluar Covid-19.

Vera është duke punuar si psikiatre brenda NHS, dhe ajo tha se kishte qenë në kërkim të grave shtatzëna që kishin problem të shëndetit mendor, por tani po mirret me njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor dhe ata me Covid-19.