16:14 / 10.04.2020
Në Shqipëri, Policia shqipton gjoba nëse vozitni pa sigurim
Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë sëfundmi një vendim në lidhje me qarkullimin e mjeteve që i ka përfunduar afati i kontrollit teknik.
Përmes urdhrit të siguruar nga abcnews.al, do të lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik, megjithatë nuk do të tolerohet askush pa siguracion.
Rrjedhimisht, çdokush që ka një siguracion të skaduar duhet ta rinovojë atë, ndërsa deri në përfundimin e krizës së koronavirusit policia nuk do të nxjerrë probleme për kontrollin teknik. /abcnews.al

























