Muller: Doja të largohesha, nuk shtyhej më me trajnerin Kovac
BKT
Sport

Muller: Doja të largohesha, nuk shtyhej më me trajnerin Kovac

Thomas Muller rinovoi disa ditë më parë kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2023. Sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së zemrës, nga e cila mendoi të largohej për një moment. Niko Kovac nuk po e aktivizonte më, por ulja e Flick në pankinë solli ndryshimin pozitiv.

30-vjeçari flet rreth situatës së vështirë për sajtin zyrtar të klubit. Sivjet ka shënuar 10 gola nga të cilat 8 i ka realizuar me Flick si trajner. Faza e dytë e sezonit ishte shumë e mirë për të dhe Muller është rikthyer të buzëqeshë e shënojë.

“Në vjeshtë mbeta jashtë formacionit titullar për gjashtë ndeshje radhazi. Ishte e vështirë dhe po mendoja të largohesha. Ndryshimi në stol solli ndryshimin e lojës tonë dhe gjithçka filloi të përmirësohej. Jo vetëm që fillova të aktivizohesha më shumë, por lashë edhe shenjën time në disa ndeshje“, deklaron Thomas Muller.