Asamoah drejt transferimit në kampionatin turk
BKT
Sport

Asamoah drejt transferimit në kampionatin turk

Ndonëse ka qenë një nga të preferuarit e Antonio Contes kur ishin te Juventus, këtë sezon te Interi ganezi Kwadwo Asamoah nuk arriti të bindë teknikun italian dhe pritet të largohet nga Milano në përfundim të këtij sezoni.

I ardhur te zikaltrit në verën e 201-ës, Asamoah ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2021-shit me Interin, por fakti që nuk bën më pjesë në planet e Contes e ka shtyrë të kërkojë për një tjetër destinacion.

Mediat ganeze raportuan sot se për Asamoah ishin të interesuara Hoffenhaim në Bundesligë dhe Fenerbahce në Turqi, por vetë ganezi duket se ka zgjedhur klubin turk për të vijuar karrierën dhe pritet t’i bashkohet gjatë verës.

Për kartonin e tij Interi do të ishte i kënaqur me një shifër modeste prej 3-4 milionë eurosh, duke qenë se futbollisti erdhi falas nga Juventus, ndërsa Fenerbahce do t’i shtonte organikës një mbrojtës anësor me eksperiencë të madhe ndërkombëtare.