Guardiola kërkon shkëmbimin Cancelo-Semedo
BKT
Sport

Guardiola kërkon shkëmbimin Cancelo-Semedo

Pep Guardiola nuk është i kënaqur nga mbrojtësi i krahut Joao Cancelo, edhe pse Manchester City shpenzoi plot 65 milionë euro për ta blerë portugezin nga Juventusi.

Sipas medias britanike “Telegraph”, klubi anglez dëshiron që të kryejë një shkëmbim me Barcelonën për të marrë mbrojtësin e djathtë portugez Nelson Semedo.

Tekniku Guardiola dëshiron ta shfrytëzojë Semedon si mbrojtës i linjës së majtë, ku aty ka më shumë nevojë.