Dr. Trampuz: Normalizimi i jetës, vetëm pas vaksinës në vitin tjetër
Sharr Travel

Dr. Trampuz: Normalizimi i jetës, vetëm pas vaksinës në vitin tjetër

Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë të koronavirusit . Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në "Charité – Universitätsmedizin" (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.

Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tash është e infektuar më pak se 1 për qind e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.

“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, konsideron dr. Trampuz.

Sipas tij, në këtë pandemi janë mësuar leksionet dhe bota do të përgatitet më mirë për të pandeminë e ardhshme “e cila me siguri që do të vjen”.

Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq intelegjent që ta krijojë jë virus të tillë.

“Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.

Ende nuk jemi në kulmin e pandemisë

Radio Evropa e Lirë: A jemi afër kulmit të pandemisë së koronavirusit? Kur të arrihet, për sa kohë do të bjerë, gjegjësisht, kur do të zhduket?

Trampuz: Ende nuk jemi në kulmin e pandemisë në shtetet evropiane, përveç Italisë. Ajo duket se e ka arritur kulmin dhe pastaj duhen edhe dy ose tri javë që dalëngadalë të mendohet për fillimin e jetës normale. Të gjitha shtetet tjera, përveç Norvegjisë i kanë edhe dy javë që të arrijnë deri te kulmi, te niveli ku tashmë është Italia.

Kjo do të thotë se do të jetë edhe më keq dhe për ktë arsye nevojiten masa edhe më intenzive në mënyrë që të zvogëlohet bartja e virusit në popullatë. Po shohim infekcione të reja çdo ditë, kështu që du javë më vonë do të ketë më shumë pacientë nëpër spitale dhe 10 për qind prej tyre do t’iu duhet terapia intensive. Kjo do të thotë se do të ketë shumë tension, sigurisht edhe një muaj.

Radio Evropa e Lirë: Fatkeqësisht, do të ketë edhe mjaft viktima.

Trampuz: Po. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme që të pengojmë çdo infektim të ri, sepse 5 për qind e njerëzve kanë formë të rëndë të COVID-19 dhe gjysma e atyre që vijnë në repartin intensiv, për këtë shkak edhe vdesin.

Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për atë se duhet të parandalojmë kolapsion e sistemit shëndetësor, por që secili infeksion i ri është i tepër.

Për këtë shkak është mjaft e rëndësishme që njerëzve t’iu thuhet se u duhet që në mënyrë të vazhdueshme të parandalojnë çdo infeksion të ri, duke u distancuar, të paktën dy metra dhe duke shtuar edhe bartjen e maskës, e cila do të mundësojë që virusi të mos shpërndahet nga një person te të tjerët.

Pse në Gjermani vdekshmëria është më e ulët?

Radio Evropa e Lirë: Shkalla më e ulët e vdekjeve është në Gjermani, diku nën dy përqind, në krahasim me atë relativisht të lartë në Itali dhe Spanjë. Në Itali është më shumë se 10 pë qind. Cili është sekreti? A është në testimin masiv në Gjermani apo në masat e hershme shëndetësore? Pse ka një ndryshim kaq të madh në vdekshmëri?

Trampuz: Vdekshmëria në Gjermani nga ky infeksion është diku rreth 2 për qind, sepse sistemi shëndetësor është kualitativ dhe i ka të gjitha kapacitetet. Kjo nuk pasqyrohet vetëm në numrin e shtretërve në spitale, por shumë më tepër në atë se sa ka personel mjekësor të trajnuar. Nëse kjo mungon, atëherë njerëzit arrijnë shumë vonë te reparti intensiv dhe në mënyrë dramatike rritet vdekshmëria.

Në Itali është mbi 10 për qind dhe mund të jetë edhe më e lartë në shtetet që nuk kanë sistem të mirë shëndetësor. Te ky infeksion shohim që mundet shumë shpejt të përkeqësohet gjendja në krahasim me ndonjë grip normal dhe infeksioneve të ngashme, sidomos tek pacientët e moshuar.

Për këtë shkak, për pak orë duhet të reagohet. Së pari të jepet oksigjeni e më vonë, në rast se kjo nuk mjafton, ai pacient duhet të vendoset në repartin intensiv ku më pas duhet të ventilohet. Kjo do të thotë që ata marrin oksigjen ose në mënyrë jo invazive apo intubohen dhe më pas, funksionon ventilimi mekanik.

Më shumë të infektuar se sa që dihen

Radio Evropa e Lirë: A është një prej sqarimeve tjera për shkallën e ulët të vdekshëmrisë në Gjermani edhe fakti që ajo i ka testuar të gjithë njerëzit që në këtë moment janë pozitiv, do të thotë 100 mijë e më shumë njerëz, ndërkaq kur bëhet fjalë për Italinë, shifrat që i kemi, diku rreth 140 mijë, nuk janë reale? Pra, që në fakt, janë së paku disa herë më shumë në numër të infektuar, por që thjeshtë, në ato vende nuk po arrijnë t’i testojnë?

Trampuz: Kjo është e saktë. Sa më shumë që të testohen aq më shumë zbulohet se cilët janë personat e infektuar. Por edhe në Gjermani, me siguri që kemi tre deri në dhjetë herë më shumë njerëz që janë të infektuar, por që nuk janë testuar. Kështu që më së shumti bartja e virusit arrin deri te njerëzit asimptomatik, do të thotë te ata që nuk kanë simptome ose që i kanë vetëm pak dhe nuk e dinë që janë të infektuar.

Në 80 për qind të rasteve ky infeksion është si në ftohje normale, vetëm me pak kollitje dhe temperaturë dhe ata njerëz as që e dinë se janë të infektuar. Kështu që, në shtetet tjera, të cilave u mungojnë kapacitetet për testim, me siguri që ka edhe më shumë njerëz të paidentifikuar që e bartin virusin më tej, përfshirë edhe në shtëpitë për njerëzit e moshuar, ku virusi mund të shpërndahet shumë shpejt. Pastaj shohim që përnjëherë kemi më shumë njerëz të vdekur para se ta diagnostikojmë infeksionin.

E dini, është shumë me rëndësi që njerëzit që punojnë në institucionet shëndetësore dhe në shtëpitë për të moshuarit, të bartin maska, sepse në atë mënyrë edhe nëse jemi të infektuar, nuk e bartim virusin te njerëzit e tjerë. Me siguri që këtë e kemi vërejtur shumë vonë në Evropë. Po të thoshim, një muaj më herët, që të gjithë të bartnin maska atëherë me siguri që do ta parandalonim këtë pandemi në Evropë.

Ndeshja e futbollit, vatër e virusit në Itali

Radio Evropa e Lirë: Pse ka shumë të vdekur edhe në shtete e vogla, sikurse Holanda, Belgjika, Zvicra? Në Holandë, në Belgjikë kanë vdekur më shumë se 2 mijë njerëz, sikurse edhe në Gjermani, ndonëse ato janë disa herë më të vogla si vende se sa Gjermania.

Trampuz: Ky virus nuk përhapet përnjëherë në tërë vendin, por ka vatra. Deri te infeksioni arrin aty ku njëkohësisht mblidhet shumë njerëz. Nse ekzistojnë shumë nga këto vatra, atëherë infeksioni përhapet shumë shpejt.

Për shembull, kështu ka ndodhë në Itali, ku në një ndeshje futbolli janë mbledhur 45 mijë njerëz, në kohën kur virusi tashmë ishte atje. Në po atë ditë të vetme, në tribunat në atë stadium, janë infektuar mijëra e mijëra njerëz. Përnjëherë, të gjithë ata njerëz, një ose dy ditë më vonë, kanë ardhur në spitale, të cilat nuk kanë mundur t’i pranjnë të gjithë dhe ti furnizojnë mirë me shërbime mjekësore.

Kanë qenë mjaft shtete të tera që kanë reaguar mjaft ngadalë në këto vatra dhe tash kanë shumë të infektuar. Në Gjermani nuk ka pasur manifestime aq të mëdha, kështu që nuk kemi vatra të tilal të mëdha. Në fakt, ka qenë ky karnevali, ku njëjtë janë mbledhur një numër i madh i njerëzve?

Radio Evropa e Lirë: Ku ka qenë karneval?

Trampuz: Në Keln.

Vendet e Azisë e kanë përvojën me SARS-in

Radio Evropa e Lirë: Në anën tjetër, në Japoni dhe në shtetet tjera aziatike, situata është shumë më e mirë, gjë që e tregojnë edhe shifrat, se sa në Evropë dhe në SHBA, ndonëse vatra së pari ka qenë në Kinë dhe nga ay, në fakt edhe nis kjo pandemi.

Trampuz: Ekzistojnë katër shtete që kanë pasur sukses që në mënyrë mjaft efikase të ndërpresin përhapjen e virusit. Këto janë: Koreja e Jugut, Singapuri, Japonia dhe Hongkongu. Të gjitha ato kanë mjaft përvojë me epideminë SARS , para 13 vjetësh dhe njerëzit e dinë se është e rëndësishme që të mbrohen me maska. Këshu që është krejtësisht normale që të gjithë i bartin ato në zonat publike.

Në atë mënyrë mundet që në mënyrë efikase të parandalohet përhapaja e virusit nga njëri person te tjetri. Për këtë shkak ata kanë më pak të infektuar.

Lobet e biznesit e kanë parandaluar reagimin me kohë

Radio Evropa e Lirë: Si i komentoni vlerësimet që shërbimet kompetente nuk kanë reaguar me kohë. Pse kaq shumë dëshime në SHBA dhe në Evropë? Po ashtu, ka shumë që dyshojnë se edhe Kina ka dështuar dhe se nuk ka reaguar dhe informuar me kohë gjithë botën.

Trampuz: Në Kinë, rasti i parë i pneumonisë së virusit Covid-19 ishte diktuar më 31 shjetor, por reaguan madje vetëm me 24 janar. Do të thotë, ata i kanë humbur më shumë se tre javë dhe gjatë asaj kohe vuirusi u përhap. Më pastaj, në Evropë dhe tash në SHBA, të gjitha shtetet reaguan me vonesë.

Edhe Gjermania nuk reagoi menjëherë, kështu që kemi humbur mbase dy ose tre javë që i kshim para Italisë. Pse është kështu? Për shkak se lobet ekonomike, afariste, kanë ndikuar në politikë që t’u mundësojë të punojnë edhe më tej. Përndryshe, nëse bëhej ky “lockdoën” (bllokim), atëherë do të vinte deri te recesioni dhe këtë kanë dashur që ta parandalojnë.

Do të jemi të gatshëm për pandeminë tjetër, e cila sigurisht që do të vijë

Radio Evropa e Lirë: A janë anashkaluar më herët masat e nevojshme të sigurisë. Për shembull, magazinimi i materialit të domosdoshëm, më pas, sigurimi i numrit të nevojshëm të punëtorëve shëndetësor. Përmendet edhe problemi i zvogëlimit të mbështetjes financiare për hulumtimet fundamentale në këtë fushë.

Video: Si duket COVID-19?

Banka Botërore qysh në vitin 2013 paralajmëroi rrezikun nga pandemia. Edhe Bill Gates para disa viteve. Disi, fokusi është në këto hulumtimet praktike, të themi komerciale, që sjellin para. A do të mundnin që ato hulumtime fundamentale të parashikonin këtë rrjedhë dhe më pas të veprohej më shpejt dhe të shmangej pandemia e tillë?

Trampuz: Çdo katër deri në shtatë vjet, sipas llogaritjeve statistikore, vjen deri te pandemia. Këtë e kemi parë edhe në vitete e kaluara, për shembull, SARS dhe MERS. Por, askush nuk e ka parashikuar që do të paraqitet një virus kaq lehtë i përhapshëm, sa që një njeri të infektojë më shumë se dy, tre apo katër persona.

Në këtë pandemi tash, madje edhe 10 persona janë infektuar nga një person. Kështu që shumë shpejt është përhapur dhe këtë nuk e kemi pritur. Në këtë pikë na ka befasuar të gjithëve. Por, me siguri që pas kësaj pandemie do të jemi më të përgatitur për të ardhshmen, e cila me siguri që do të vjen. Është shumë e rëndësishme që të ketë mjekë dhe personel mjekësor dhe në këtë pikë të mos kursehet.

Rëndësia e maskave dhe masave të synuara

Radio Evropa e Lirë: Sa do të zgasë e gjithë kjo? Ju thatë që Italija tashmë me siguri po i afrohet kulmit, ndërkaq që vendet tjera për dy, tri javë e ndoshta një muaj. Më pas pritet një rënje. Çfarë mund të shpresojmë për verë? A do të mundemi, për shembull, të shkojmë në pushime verore, të udhëtojmë? A do të kthehet virusi në vjeshtë dhe dimër derisa të mos gjendet vaksina?

Trampuz: Zgjidhja e vetme është vaksina. Deria sa të os ketë vaksinë jeta nuk do të jetë normale. Por, nëse nuk do të ketë më kaq infektime të reja në popullatë, atëherë në vedn të “lockdaën”-it konkret, mundemi që me synime ta parandalojmë përhapjen e virusit.

Kjo mund të arrihet nëse kemi teste të shpejta, të cilët brenda një minuti pas fshirjes së faringut mund të tregojnë se a është ndonjë person pozitiv. Atëherë mund të bëhet mikroizolimi, ashtu që të gjithë personat që kanë qenë në afërsi, menjëherë të futen në karantinë.

Masa tjetër është ajo me maska. Në rast se të gjithë i bartim ato, atëherë virusi nuk mund të përhapet.

Duhet të mbijetojmë deri në fund të vitit

Radio Evropa e Lirë: Çka do të thotë kjo praktikisht, e përkthyer në gjuhën e njerëzve të zakonshëm? A do të mbijetoj tash virusi? Gjatë verës, në njëfarë mënyrë, jo të tëhiqet, por a do të ulet mjaft intensiteti? A do të kthehet sërish në vjeshtë dhe në dimër?

Trampuz: Ky virus me siguri nuk është sezonal. Do të thotë, pasi që është mjaft infektues, ai mund të pëhapet lehtë, madje edhe gjatë verës, në rast se nuk u përmbahemi masave mbrojtëse.

Pra, duhet ta ruajmë distancën prej dy metrash që të parandalohet përhapja, se pse ky virus nuk përhapet më shumë se dy metra. Kur të mos ketë më infeksione të reja, atëherë do të tkurret përhapja e mëtejme. Pra, duhet ta ulim rrezikun nga përhapja dhe që sa më pak virus të qarkullojë ndërmjet njerëzve.

Kur kjo të jetë në një nivel të ulët, atëherë njerëzit që nuk janë të rrezikuar, ngadalë mund të normalizojnë jetën. Por, deri në fund të këtij viti duhet të jemi mjaft të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale. Do të rrimë në distancë dhe nëe shohim që më shuëm njerz po infektohen atëherë duhet ta ngadalsojmë virusin me masa shtesë. Kështu duhet të mbijetojmë deri në fund të këtij viti. Kur të arrijmë deri te vaksina, atëherë do t’i vaksinojmë të gjithë njerëzit dhe problemi do të zgjidhet.

Pa ngjarje sportive dhe muzikore

Radio Evropa e Lirë: Pas kulmit të pandemisë, që pritet pas dy, tri apo katër javëve, a do të thotë kjo që më e keqja ka kaluar dhe pastaj që ajo të përcillet në mënyrë të kontrolluar. Apo, mundet sërish të vij deri te infektimi masiv dhe vdekjet, sikurse gjatë kësaj jave në Evropë dhe SHBA?

Trampuz: Në qoftë se pas kulmit të pandemisë do të hapnim hapësirë për jetë normale sikurse që e kemi pasur më parë, atëherë sërish do të shpërthente, sepse tash është infektuar më pak se një për qind e popullatës së botës. Do të thotë, nuk kemi imunitet në popullatë.

Jo, nuk do t’i heqim të gjtha masat mbrojtëse, por kur pandemia të arrijë kulmin, do të presim që përhapja e tij të zvogëlohet edhe më tej. Më pas, në mënyrë të kontrolluar do t’ia lejojmë një pjese të vogël të njerëzve që të shkojë në punë normalisht. Sigurisht që nuk do të ketë kurrfarë ngjarjesh të mëdha, sepse aty virusi mundet shumë shpejt të përhapet, ashtu siç filloi në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, nuk do të ketë gara sportive, koncerte muzikore. Thjeshtë, shkuarje në punë dhe kryesisht kjo është.

Trampuz. Po, kjo është. Atëherë mund të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha këtë vit nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla me siguri që do të jenë me maska ose në distancë.

Nëse hiqen maskat, 70 deri 80 për qind të infektuar

Radio Evropa e Lirë: Njerëzit që janë infektuar dhe që e kanë tejkaluar këtë sëmundje, a kanë arritur imunitet dhe për sa gjatë? Çfarë mendoni për teorinë e imunitetit të ashtuquajtur të tufës? A mund kjo që ta ngadalësojë virusin, sepse padyshim që ka shumë më tepër të infektuar se sa që janë regjistruar rreh 1.5 milion njerëz.

Trampuz: Ata që e kanë kaluar infeksionin janë imun, sigurisht për shumë vite. Kështu që ata nuk mund të infektohen edhe një herë dhe nuk mund të përhapin virusin tek të tjerët.

Por, do të kemi vetëm një pjesë të vogël të njerëzve, me siguri më pak se 10 për qind, pas kulmit të pandemisë, të cilët përmes kësaj rruge natyrore do të bëhen imun. Kështu që nuk do të ketë “herd immunity”(imunitet të tufës). Numri i mjaftueshëm i të infektuarve do të ishte i mundur vetëm nëse ne nuk do të ndërmerrnim kurrfarë masash. Në atë rast, për disa muaj, do të infektohej 70 deri 80 për qind e popullsisë.

Vaksina, për 12 muaj

Radio Evropa e Lirë: Po e përmendni vaksinën deri në fund të vitit. Shumë njerëz konsiderojnë që për zbulimin e saj dhe prodhimin masiv nevojiten diku rreth 12 deri 18 muaj. Disa ekspertë janë paksa të rezervuar që kjo është e mundur për një kohë kaq të shkurtë.

Teknologjitë kanë përparuar, por shpesh përmendet që për gjetjen e vaksinës kundër tuberkulozës, nëse nuk e kam gabim, janë nevojitur 14 vjet.

Trampuz: Është reale që për 12 muaj të bëhet vaksina, sepse kemi bërë mjaft hulumtime në vitin 2003 për SARS-in. Ky është një koronavirus i ngjashëm, kështu që mjaft gjëra janë përgatitur. Me këtë virusin e ri, të cilin e kemi të identifikuar që nga janari, na duhet vetëm ta përgadisim dhe testojmë sigurinë dhe efikasitetin. Dy vaksina tashmë janë në rrugë e sipër deri te ekzaminimi klinik.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë , prodhimi mund të bëhet diku në pranverë?

Trampuz: Po. Ekzistojnë vetëm dy ose tri kompani të mëdha që mund ta bëjnë, por ky do të jetë prioriteti numër një , sepse çdo ditë në të cilën nuk kemi jetë normale, është krejtësisht problematik –edhe në kuptimin social, por po pëson edhe ekonomia. Kështu që çdo gjë që tash investohet për vaksinën, do të jetë një nga investimet më të mira.

Ballkani ende nuk e ka shmangur më të keqen

Radio Evropa e Lirë: Folëm për gjendjen në Evropën Perëndimore, në SHBA, në Azi. Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ish-bllokut socialist, të paktën sipas shifrave, po kalojnë shumë më mirë. Si e shpjegoni këtë? Disa konsiderojnë që kjo është pasojë e ruajtjes së mbetjes së sistemit të dikurshëm socialist me konceptin e shëndetësisë publike.

Trampuz: Është e saktë që shifrat janë të ulëta, por nuk besoj që do të mbesin të tilla. Asnjë shtet deri më tash nuk ka qenë pa rritje eksponenciale të infeksionit, kështu që sigurisht se kështu do të jetë edhe në shtetet e Jugosllavisë së dikurshme. Arsyeja tjetër është që ndoshta nuk janë duke u testuar shumë njerëz.

Radio Evropa e Lirë: Por, në Republikën e Çekisë, po ashtu, e cila ka mjaft mekanizma të zhvilluar të mbrojtjes, janë infektuar pak më shumë se 5 mijë njerëz dhe kanë vdekur më pak se 100. Njëkohësisht, janë bërë rreth 100 mijë teste, si pjesë e strategjisë “karantina e menqur”. Pra, ajo është një rast relativisht i mirë edhe pse në vendet fqinje, siç janë Austria dhe Gjermania, situata është pak më e rëndë.

Trampuz: Është shumë më e vështirë që ta kontrollosh këtë virus në shtete më të mëdha. Po e shohim që ka probleme më të mëdha Italia, Franca, Spanja ose SHBA-ja. Më lehtë e frenojnë shtetet e vogla, të cilat mund t’i mbylli kufijt.

Gjatë verës, vetëm tubime në grupe të vogla

Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të përmbledhim. Pra, pandemia do të arrijë kulmin afërsisht deri në fund të prillit. Pastaj do të nisë rënia e saj e përshkallëzuar. Si do të duket atëherë jeta jonë? Ju thatë që nuk do të ketë ngjarje të mëdha sportive, muzikore dhe të tjera. Kjo do të thotë që ne do të shkojmë në punë, mund të shëtisim, por jo edhe të udhëtojmë, a është kështu? Eventualisht do të mund të ulemi në kafene, por në çdo të dytën karigë ose diçka të tillë.

Trampuz: Po, kjo është e saktë. Me siguri që në fillim do të hapen ndërmarrjet më të vogla, ku nuk ka shumë njerëz që të jenë në kontakt. E dyta, gjithnjë e më shumë do të punohet nga shtëpia, në mënyrë digjitale. Natyrisht që njerëzit e presin momentin se kur do të mund sërish të shoqërohen. Kjo me siguri do të jetë e mundur kur të siguromë testet e shpejta. Do të thotë, nëse të gjithë janë negativ në testim, atëherë mund të mblidhen, të ulen bashkë, por duke mbajtur sa më shumë që të jetë e mundur disatancën. Problemi më i madh do të jetë te të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm, sepse infeksioni te ta në 15 deri 20 për qind të rasteve është vdekjeprurës.

Mbyllja egoiste e kufijve

Radio Evropa e Lirë: A do të mbeten kufijtë e mbyllur, përfshirë edhe ato ndëmjet anëtareve të Bashkimit Evropian? Si infektolog, a do të propozonit në një moment që ato të hapen, në rast se do të konstatonit që gjendja është nën kontroll apo konsideroni që këtë regjim duhet mbajtur, në fakt, deri sa të gjendet vaksina?

Trampuz: Mbyllja e kufijve ka qenë mjaft egoiste. Secili shtet filloi të punonte për vete. Epiqendra e infeksionit ka qenë në Itali dhe çdo kush ka shikuar që vetëm të mos përhapet te vetja e tij.

Ky nuk ka qenë një akt i mirë e as solidar, si dhe as zgjidhje, shikuar në afat të gjatë. Tash është më e rëndësishme se ku po shpërndahet ende virusi dhe atje të frenohet. Nuk është rëndësishme që kufijtë të jenë të mbyllur. Kështu që shpresoj se do të hapen, por me siguri që nuk do të ketë lëvizje të lirë, por do të duhet që të tregohet testi se jeni negativ ndaj virusit. Me testin negativ, atëherë mund të lëvizet lirshëm.

Njeriu nuk është aq intelegjent që të krijojë një virus të tillë

Radio Evropa e Lirë: Tashmë po përhapen teori konspiracioni të ndryshme. Sipas njërës, Kina e ka krijuar virusin për t’i shkaktuar dëme SHBA-së. Në anën tejtër, thuhet që SHBA-ja është ajo që ka dashur t’i bëj keq Kinës, në mënyrë që ta pengojë rritjen e saj. Të tretët mendojnë që diçka është bërë në laborator dhe pastaj virusi ju ka ikur. Çfarë thoni ju për këto?

Trampuz: Asnjë njeri nuk është aq intelegjent që të krijojë një virus të tillë. Vetëm natyra është aq intelegjente sa që mund ta krijojë. Ka pasur mjaft raste dhe kombinime të nevojshme që të zgjidhet virusi, i cili është kaq i rrezikshëm dhe njëkohësisht përhapet shpejt tek njerëzit tjerë.

Shikuar në mënyrë statistikore, çdo tre vjet deri shtatë vjet, me mutacionin dhe përzierjen e virusit ndërmjet kafshëve dhe njeriut, vjen deri te krijimi i tij, kështu që është e pamundur që dikush ta ketë krijuar në ndonjë laborator, por se ai ka dalë nga natyra.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë mësimet për të ardhmen, për pandemitë e reja? Kjo që po ndodhë me koronavirusin, a është paralajmërim, që disa konsiderojnë, të disa llojeve të gripit të shpezëve që mund të vrasin miliona njerëz? Tjetra, sa do të jetë në gjendje njerëzimi, pa marrë parasysh zhvillimin teknologjik, që të përballet me këtë?

Trampuz: Nëse shikohet në mënyrë pesimiste, mund të lajmërohet një virus edhe më i keq, i cili nuk e ka vdekshmërinë vetëm një ose dy për qind, por mund të arrijë edhe 20 deri 30 për qind. Kjo do të ishte vërtetë katastrofë.

Por, ndoshta është mirë që e kemi pasur këtë pandemi, prej të cilës kemi mësuar shumë se si të përgatitemi më mirë. Si masë më e rëndësishme është që në Kinë të bëhet kontrolli dhe menjëherë të ndërpritet infeksioni i pazakontë kur ai të lajmërohet, si dhe në këtë mënyrë të pengohet përhapja e tij në pjesën tjetër të botës. Me siguri që do të ndërpritet edhe kontakti i njërëzve në Azi me kafshët dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet mundësia që përmes mutacionit të dalë ndodnjë virus i ri. Në atë mënyrë me siguri që do të gjejmë një mënyrë që kjo të parandalohet.

Por, me siguri që jeta jonë do të ndryshojë në kuptimin që do të kemi distancë më të madhe ndërmjet njerëzve dhe më shumë do t’i përdorim maskat, sidomos nëse kemi simptome të ftohjes.

Rëndësia e investimeve në shëndetësi

Radio Evropa e Lirë: Kur përmendët Kinën, kam lexuar që edhe pas SARS-it është rivendosur tregu për tregëti me kafshë të egra dhe se kjo edhe tash po bëhet, sepse ineteresat komerciale të lobeve të ndryshme janë gjithmonë më të fuqishme se sa interesat e shëndetit publik. Kështu që gjithmonë shtrohet pyetja se a do të nxirret mësimi?

Trampuz: Një gjë që e kemi mësuar nga pandemia, këtë e thatë edhe ju, është që personeli mjekësor të organizohet më mirë, të investohet më shumë. Ndonëse sistemi jekësor nuk është profitabil, është i dedikuar për mirëqenien e njerëzve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të përmirësohet.


MË SHUME NGA Intervista