Meta: Nuk pres leksione nga dy persona që kanë shkelur ligjin amerikan
   Intervista

Meta: Nuk pres leksione nga dy persona që kanë shkelur ligjin amerikan

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Basha se kreu i shtetit do të shpallet “non grata” në SHBA, duke theksuar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Uashingtonin, dhe nuk pret moral nga dy persona që kanë probleme me ligjin për shkak të fotove me presidentët amerikanë.

Gjatë intervistës në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” Meta tha se Basha ka një raport armiqësor me të vërtetën.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: E keni cilësuar 25 prillin si lojë të shitur. Kush e ka shitur?

Meta: Kuptohet se nqs ti largohesh nga Parlamenti në mënyrë të pajustifikuar, nëse fal pushtetin vendor, bojkoton reformën në drejtësi, i jep mundësinë të shkarkojnë Presidentin, i ke dhënë gjithçka. Është si në një garë vaprimi kur ti e lë tjetrin të vrapojë 60 metra para, dhe pastaj do të fitosh…

Pyetje: Deklaratat e Bashës për trekëndëshin e Bermudës

Meta: E kam kuptuar herët që ka një raport të gënjeshtërt me të vërtetën, për të mos thënë armiqësor. Kam paralajmëruar para 6 vitesh për çështjen e orës, jam përpjekur t’i qëndroj pranë por ai nuk më ka dëgjuar. I kam kërkuar të mos bojkotojë reformën në drejtësi, i kam thënë që largimi nga Parlamenti është një çmenduri. Për 5 qershorin i kam sugjeruar të gjithë rrugët se si mund të rikuperohej prishja e marrëveshja. Mu lut që unë ta çoja si president në Venecia. Unë i thashë që kjo puna e Venecias do vijë as mish as peshk. Ai më dha siguri që ishte bërë punë e madhe për ta bërë të qartë.

Pyetje: Basha, deputeti apo kryetari i PD?

Meta: Nuk hyj dot në këtë çështje, por deputet është e sigurt që është.

Pyetje: Basha ju ka akuzuar për 8 janarin si bashkëorganizator?

Meta: Njeriu që ka më shumë adhurim për SPAK-un edhe më shumë se Xhafa, edhe se vetë kryeministri, ai çdo provë e çon atje edhe zgjidhet.

Pyetje: Deklarata e Bashës që do shpallesh “non grata”?

Meta: Më është dukur edhe më qesharake dhe më absurde, sepse ne të gjithë e dimë që një person që ka një hall për shkak të një fotoje të bërë në rrugën e gabuar, apo që i mban iso zonjës Bilali, bëhen edhe më qesharakë kur bëjnë deklarata të tilla.

Pyetje: Si është historia e fotos në rrugën e gabuar?

Meta: Unë asnjëherë nuk kam shkelur ligjet e SHBA-së dhe të vendit tim dhe nuk pres asnjë lloj morali, leksioni në emër të atij shteti, nga dy persona që kanë probleme ligjore për të bërë foto me presidentin e SHBA-ve.

Pyetje: E keni menduar ndonjëherë se mund të jetë e vërtetë?

Meta: Nuk e kam menduar. Raporti im me SHBA-të ka qenë i shkëlqyer sepse raporti im me të vërtetën është e shkëlqyer./panorama


MË SHUME NGA    Intervista